Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe u shpreh mbrëmë në emisionin “Më lër të flas” se Sali Berisha është politikani që duhet të ishte pas hekurave.
Kjo deklaratë e fortë dhe jo vetëm, u dha gjatë lojës “Delir në paskajore”, ku deputetit iu dhanë tabela me fotot e disa politikanëve shqiptarë
Pjesë nga loja:
Romeo: Kush është politikani që sipas teje duhet të ishte pas hekurave?
Braçe shfaq tabelën me foton e Berishës dhe nuk flet.
Donaldi: S’po merresh fare me Lulin.
Braçe: Ai është në gjumë vlla ça të bëjmë mos e zgjoni, lëreni tjetrin ai do të rritet.
Romeo: Me cilën nga këta nuk do të ndodhë asnjë koalicion?
Braçe shfaq tabelën me fotot e Berishës, Bashës dhe Kryemadhit.
Donaldi: Ti ke ardhur me shpatë të madhe.
Romeo: Kush ka qenë presidenti më i keq?
Deputeti shfaq sërish tabelën me foton e Berishës
Romeo: Kush është nga këta nën hetimin e SPAK?
Braçe: Nën hetimin e SPAK? Asnjëri.
Romeo: Kush do të jetë së shpejti?
Braçe: Do ta ngre prapë domethënë?!
Donaldi: Pse se mban me vete gjatë gjithë kohës.
Ndërsa i pyetur se kush është e keqja më e madhe e historisë së politikës shqiptare?
Braçe nxjerr foton e Berishës dhe shprehet: Patjetër që ky. Ka plot, por ky i kryeson. Ka plot që kanë pasur pushtet e nuk kanë bërë asgjë për popullin por vetëm për interesin e vet. Por Berisha ka disa specifika, e para besoj që i mbani mend ata katër qytetarët e vrarë në mes të bulevardit në një ditë proteste dhe sot ka pasur protestë, nuk ka ndodhur asnjë gjë.
Me 21 janar ky i pa nga penxherja, urdhëroi e u vranë katër qytetarë të pafajshëm. Ky është non-grata, çfarë të bëjmë.