Një situatë e pakëndëshme ka ndodhur në episodin e sotëm të programit të dashurisë Përputhen.
Dy nga konkurentët Ibrahimi dhe Josipi, kanë degraduar me fjalë deri në dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
E gjitha nisi nga një koment i njërit prej konkurentëve “të dogji”, drejtuar konkurentit tjetër.
Kjo nuk u prit mirë nga djali i Përputhen duke u ngritur nga vendi i tij gjë e cila shkaktoi edhe sherrin në studio. Një nga konkurentet vajza dëgjohet duke thënë për njërin ga djemtë se ishte tap, nuk aktron dhe ka pirë alkool.
