Mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Armir Shahini. Ish-finalisti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka folur për rrugëtimin e tij në BBV, për raportet me ish-banorët dhe për jetën pas daljes nga shtëpia e reality show-t.
Pjesë nga intervista:
Ti e fillove Big-un duke i bërë strategjitë e hapura. Dukej sikur kishe hyrë me një skemë të caktuar, pse luajte kështu ti?
E vërteta është se unë kam hyrë pa plan. Unë kam pasur 8 milionë plane përpara se të hyja, por si dikut kur e hap këtë derën dhe hy brenda, këto plane shuhen të gjitha, zerohen.
Pse nuk u mundove të bëje miq, por ndërkohë bëje plane?
Jam munduar të bëj miq, por ato miq u kthyen në armiq se donin të gjuanin Mirin.
Tani që e sheh ftohtë marrëdhënien tënde me Selin, si e gjykon veten, sjelljen, situatën? Atë momentin e fundit që u shtrive në shtrat në finale?
E gjithë loja e këtij “Big Brother” nisi në ditën 1 me strategjinë e krevatit. E normalisht, përderisa nisi ashtu, kam përshtypjen se ashtu duhej të përfundonte. Ai ishte bum i madh. Njëri nga ne të dy fitoi.
Sot si e sheh marrëdhënien tuaj në shtëpi?
Marrëdhënia jonë në fillim ka qenë shumë e mirë, ka qenë një ortakëri e pastër. Pastaj siç fillojnë situatat dhe dinamikat në shtëpi, normalisht secili pati pozicionin e tij dhe ishim përballë njëri-tjetrit.
Cila është prapaskena më qesharake që publiku nuk e ka parë, por ti e di shumë mirë.
Publiku i ka parë të gjitha.



