Charli XCX ka folur hapur për martesën e saj me George Daniel, bateristin e grupit “The 1975”, duke zbuluar se ai është personi që e ka kuptuar më mirë se kushdo tjetër, si në aspektin personal ashtu edhe në atë profesional.

Në një intervistë për emisionin e Zane Lowe në Apple Music, këngëtarja tregoi se kënga “I’m Afraid”nga albumi i saj më i ri është frymëzuar nga marrëdhënia me George dhe reflektimet e saj mbi angazhimin në një lidhje.

Artistja pranoi se, për shkak të natyrës së punës së saj, shpesh ka qenë e fokusuar te vetja.

Si artiste, ndonjëherë jam shumë narcisiste. Në këtë profesion bëhesh egoist, sepse gjithçka sillet rreth krijimtarisë dhe vendimeve të tua

-u shpreh ajo.

Megjithatë, Charli tha se marrëdhënia me George Daniel e ka ndihmuar të gjejë ekuilibrin mes jetës personale dhe karrierës.

Sipas saj, ai ishte njeriu i parë që arriti ta kuptonte plotësisht, duke pranuar si cilësitë, ashtu edhe dobësitë e saj. Kjo e bëri të ndihej më e sigurt në vetvete dhe e ndihmoi të rritej si partnere dhe si artiste.

Këngëtarja shtoi se një lidhje kërkon kompromis dhe se nuk mund të funksionojë nëse gjithçka sillet vetëm rreth nevojave personale.

Duhet të dish ta lësh mënjanë ‘trurin e artistes’ dhe të jesh thjesht një njeri që do pa kushte personin tjetër

-tha ajo.

Charli XCX dhe George Daniel e bënë publike romancën e tyre në vitin 2022, u fejuan në vitin 2023 dhe kurorëzuan dashurinë me martesë në vitin 2025. Artistja theksoi se mbështetja e bashkëshortit ka qenë vendimtare në rrugëtimin e saj personal dhe profesional.