Aktori i famshëm, Sylvester Stallone, i ka bërë homazh Chuck Norris me një postim prekës, duke vënë në dukje se ai ishte një njeri i shkëlqyer.

Ai postoi një foto të tyre së bashku në llogarinë e tij personale në “Instagram” dhe tha se kaloi një kohë të mrekullueshme duke punuar me Chuck Norris në filmin e vitit 2012, “The Expendables 2”, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për familjen e tij.

“Kalova një kohë të mrekullueshme duke punuar me Chuck-un. Ai ishte amerikan në çdo aspekt. Ai ishte një njeri i shkëlqyer. Ngushëllimet e mia familjes së tij të mrekullueshme”, shkroi Sylvester Stallone.

View this post on Instagram

A post shared by Sly Stallone (@officialslystallone)

Chuck Norris, siç njoftoi familja e tij, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, të enjten, më 19 mars, ndërsa disa orë para vdekjes ishte dërguar në spital pas një urgjence, pa dhënë detaje rreth problemit shëndetësor me të cilin po përballej.

Njoftimi për vdekjen e tij thotë:

“Me zemër të thyer, familja jonë njofton vdekjen e papritur të të dashurit tonë Chuck Norris dje në mëngjes. Ndërsa dëshirojmë t’i mbajmë rrethanat private, ju lutemi ta dini se ai ishte i rrethuar nga familja e tij dhe ndërroi jetë në paqe. Për botën, ai ishte një legjendë e arteve marciale, aktor dhe simbol i forcës. Për ne, ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, një baba dhe gjysh i dashur, një vëlla i pabesueshëm dhe zemra e familjes sonë. Ai e jetoi jetën e tij me besim, qëllim dhe një përkushtim të palëkundur ndaj njerëzve që i donte. Përmes punës, disiplinës dhe mirësisë së tij, ai frymëzoi miliona njerëz në mbarë botën dhe la një gjurmë të pashlyeshme në kaq shumë jetë. Edhe pse zemrat tona janë të thyera, ne ndiejmë mirënjohje të thellë për jetën që ai jetoi dhe për momentet e paharrueshme që ishim të bekuar të ndanim me të. Dashuria dhe mbështetja që ai mori nga fansat e tij në të gjithë botën kishin shumë rëndësi për të, dhe familja jonë është vërtet mirënjohëse për këtë. Për të, ju nuk ishit vetëm fansa, ju ishit miqtë e tij. Ne e dimë që shumë prej jush kishin dëgjuar për shtrimin e tij të fundit në spital, dhe ju falënderojmë sinqerisht për lutjet dhe mbështetjen tuaj. Ndërsa vajtojmë për këtë humbje, ne Ju lutemi të respektoni privatësinë e familjes sonë gjatë kësaj kohe. Faleminderit që e doni atë me ne. Me dashuri, Familja Norris”.