Vajza e Keith Urban, Sunday Rose, duket se ka bërë një deklaratë në lidhje me marrëdhënien e saj me të atin pas ndarjes së tij me Nicole Kidman, vitin e kaluar.
17-vjeçarja thuhet se kohët e fundit ka hequr nga ndjekësit në “Instagram” babain e saj, edhe pse ky i fundit vijon që t’a ndjekë atë.
“Daily Mail” shkruan se ky veprim vjen pas raportimeve se marrëdhënia e Keith Urban adoleshenten është prishur që kur u njoftua ndarja e tij me aktoren e famshme.
Madje muajin e kaluar, u raportua se Sunday ka refuzuar që të takojë të dashurën e re të babait të saj, Karley Scott Collins.
Ndërkohë kujtojmë se aktorja e “Big Little Lies” dhe ylli i muzikës country i habitën fansat kur konfirmuan se martesa e tyre kishte mbaruar në shtator, duke i dhënë fund një marrëdhënieje 19-vjeçare që konsiderohej gjerësisht si një nga më të qëndrueshmet e Hollywood-it.
Teksa ana ligjore e ndarjes së tyre është finalizuar në heshtje, burimet kanë thënë se ndikimi emocional ende po zhvillohet prapa skenave.
Keith thuhet se ka vazhduar jetën me yllin 26-vjeçar të muzikës country në ngritje, Karley, një zhvillim që thuhet se i shtyu vajzat e tij të mbështesin me vendosmëri Nicole.
Sipas reporterit të famshëm Rob Shuter, Sunday dhe Faith ‘refuzojnë të takojnë të dashurën e re të Urban’ si një shenjë besnikërie ndaj nënës së tyre.
Një mik i familjes i tha Shuter: “Vajzat janë vërtet të përqendruara te mamaja tani. Ato po përshtaten me të gjitha ndryshimet dhe është e natyrshme që duan të mbrojnë hapësirën e tyre”.
Ndërkohë, Keith ‘po përpiqet të balancojë jetën e tij me nevojat e vajzave të tij’, zbuloi një burim tjetër:
“Ai dëshiron që ato të jenë rehat, por përparësia e vajzave është mamaja e tyre dhe mirëqenia e tyre”.







