Aktori amerikan Ben Affleck u ka bërë të ditur fëmijëve të tij se do të duhet të punojnë nëse duan të blejnë sende luksi. Kohët e fundit ai refuzoi t’i blinte djalit të tij 13-vjeçar Samuel, atlete të markës “Dior Air Jordan 1” me vlerë 6,000 dollarë. “Ai i donte ato atlete dhe unë i thashë: “Këto atlete kushtojnë 6000 dollarë, a ke 6000 dollarë?” Ai tha: “Kemi para”, të cilës unë iu përgjigja: “Unë jam i pasur dhe ti je pa asnjë cent”.

Ai shtoi se është e vetëkuptueshme se çdo prind dëshiron të sigurojë gjithçka për fëmijët e tij, por nuk po i bëjnë nder duke mos i mësuar se si të fitojnë gjërat që duan. “Unë i thashë: ‘Nëse i dëshiron, mund të punosh 1000 orë për pagën minimale. Kur i bën ato 1000 orë, mund të mos duash t’i shpenzosh për atlete’”-rrëfen ai. Affleck gjithashtu ka dy vajza nga martesa e tij me Jennifer Garner; Violet 19-vjeçare dhe Seraphina 16-vjeçare.

Ben Affleck ka zbuluar së fundmi në një intervistë për GQ se cili është filmi që nuk do të donte ta përsëriste. “Më pëlqeu ‘Batman kundër Superman’. Dhe më pëlqeu paksa që dola në ‘The Flash’ dhe duke punuar për një ose dy ditë me Viola Davis në ‘Suicide Squad’”-filloi të shpjegonte ai. Në fakt, ai beson se ka bërë një punë të mirë si Bruce Wayne:

Në aspektin kreativ, jam i bindur se më pëlqejnë idetë dhe ambiciet që kemi vënë në atë Bruce Wayne të vjetër, të thyer dhe të lënduar. Dhe kjo është diçka që ne vërtet e kemi aspiruar në filmin e parë.