Sabina dhe Angelo kanë diskutuar mëngjesin e sotëm për situatat që u trajtuan në prime mbrëmjen e djeshme mes Mirit dhe Selin. Gazetarja ka thënë që Miri edhe Selin dolën në prime nga Kristi, pasi patën avantazhin nga Vëllai i Madh për të caktuar se si banorët do të flenë.

Ndërkohë ajo ka komentuar edhe zgjedhjen e Lornës që çoi në nominim Selin, duke e quajtur një zgjedhje të gabuar, pasi nga situatat që ajo ka, më i rrezikuari është Seno. Sabina gjithashtu është shprehur se Selin është duke u përdorur nga konkurrenti Miri, ose asaj i intereson që të përdoret nga ai.

Pjesë nga biseda:

Sabina: E di kur ishte dinamike edhe Lore nuk e shfrytëzoj, erdhi edhe tha mirë që u bë kjo që Selin e ka problem të flejë me Xhikën (Mirin) po fle unë me Selin dhe Mali të flejë me Xhikën, edhe vajti i tha Selin edhe ajo i tha që jo se ndryshoj unë vendin do flejë me Mirin.

Sabina: Fakti që Lorna bëri atë zgjedhje, bëri zgjedhje të gabuar dhe unë i thashë, sepse nga dinamikat që krijojë Selin më i rrezikuari është Seno.

Angelo: Nuk e shikoj ashtu, sepse janë katër ditë llogaritë është dyfishi i çfarë kemi kaluar deri tani.

Sabina: Tani ky parashikimi i Senos që bëri këtë gjë, mund të dali jashtë parashikimeve, por nuk është konkurrente Lorna si Seno.

Sabina: Ishte prime i parë tani faktorizimin e bëri Vëllai i Madh që ja dha avantazhin Kristit edhe Kristi bëri avantazhin me të dy, ata e sulmuan shumë këtë djalin edhe dolët në prime dhe Xhikja (Miri) e luajti mirë se përdore Selin dhe Selin nuk e di akoma që është e përdorur nga Xhikja ose i intereson të jetë ashtu që të luaj për atë. Rastësisht nuk e bëri lojën kot ai që e kapi nga flokët te krevati se një ditë më para tha ne e kapëm ‘prime’.