Në një gjendje të rënduar psikologjike raportohet se ndodhet David Beckham, i cili po përballet me presion të fortë emocional për shkak të përçarjes me djalin e tij, Brooklyn Beckham, duke arritur deri aty sa të shpërthejë në lot edhe për gjëra të vogla.

Sipas burimeve të “RadarOnline”, ish-futbollisti nuk mund të ndalojë së qari edhe për arsyet më të vogla, ndërsa e gjithë familja është ndikuar nga kjo situatë.

Kjo u vu re edhe nga shumë të pranishëm në koncertin e Cruz Beckham me grupin e tij, kur ai interpretoi këngën “Loneliest Boy”, një këngë që besohet se i referohet Brooklyn-it.

Dëshmitarë okularë përshkruan për “RadarOnline” momentin kur Cruz Beckham u emocionua në skenë dhe mezi arriti të përmbante lotët, ndërsa Victoria Beckham nxitoi ta përqafonte.

“Atmosfera ndryshoi menjëherë. Ishte sikur koha u ndal. Nuk ishte thjesht një performancë live, por diçka shumë personale”, u shprehën ata.

Burimet këmbëngulin se situata është veçanërisht e vështirë për David Beckham: “Ai është i shkatërruar. Gjithçka që ka ndodhur ka dalë në sipërfaqe”.

Ndërkohë, edhe Victoria Beckham thuhet se po kalon një periudhë të vështirë, duke u përpjekur të ruajë ekuilibrin brenda familjes, me David-in që, sipas të njëjtave burime, e ka më të vështirë se të gjithë për ta përballuar këtë situatë.