Dasma e Cindy Marinës dhe Genar Topallit ka marrë një vëmendje të madhe dhe është komentuar shumë ditët e fundit. Modelja e njohur dhe djali i ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, i dhanë fund beqarisë në fundjavë në një ceremoni madhështore të zhvilluar në Romë.

Kjo dasmë mori vëmendjen e publikut jo vetëm për shkak të luksit, por edhe për shkak të emrave të njohur që ishin të ftuar. Në rrjetet sociale kanë qarkulluar mjaft foto e video nga kjo ceremoni.

Por reagimi që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë ai i moderatores sportive, Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një lidhje me Genar Topallin.

Në “TikTok” është bërë virale një video e saj dhe u komentua shumë më pas nga ndjekësit e rrjeteve sociale.

Përmes komenteve, disa ndjekës aluduan se Murati mund të ishte xheloze, ndërsa të tjerë e komplimentuan. Njëri prej komenteve i shkruar në anglisht sugjeronte se edhe vetë moderatorja do të kishte dashur një dasmë të tillë përrallore.

Eva Murati nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar ashpër:

“Nuk dua që miliona shqiptarë të më dëshirojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike”.

Nuk dihet nëse është profili zyrtar i Eva Muratit, por ky reagim i saj ndezi diskutime të tjera në rrjet, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien e dikurshme me Genar Topallin.