Reperi i famshëm, Sean Diddy Comb, duket se nuk është i sigurt në burg, pasi thuhet se një moment i tmerrshëm i ka ndodhur pas hekurave.

Sipas mikut të tij më të ngushtë, jeta e reperit gati sa nuk iu mor brenda një prej qendrave më të rrezikshme të paraburgimit në vend.

Charlucci Finney, i cili e njeh Combs për më shumë se 30 vjet, i tha “Daily Mail” se një i burgosur në Qendrën Metropolitan të Paraburgimit (MDC) në Brooklyn dyshohet se hyri në qelinë e Diddy -t dhe i vuri një thikë të improvizuar në fyt.

 “Ai u zgjua me një thikë në fyt”, tha Finney , duke kujtuar atë që e përshkroi si një përplasje të tmerrshme:

“Nuk e di nëse ai e zmbrapsi apo erdhën rojet, di vetëm që ndodhi”.

Finney, i cili i ka qëndruar pranë Combs që nga arrestimi dhe gjyqi i tij, beson se sulmi nuk ishte një akt i rastësishëm dhune, por një paralajmërim i orkestruar.

“Nëse ky djalë do të donte ta dëmtonte, Sean do të ishte dëmtuar. Do të duhej vetëm një sekondë për t’i prerë fytin me një armë dhe për ta vrarë”, shtoi ai:

“Ndoshta ishte një mënyrë për të thënë: ‘Herën tjetër nuk do të jesh kaq me fat’. Gjithçka është frikësim. Por me Seanin nuk do të funksionojë. Sean është nga Harlemi”.

Incidenti i dyshuar nënvizon kushtet brutale në MDC, një strukturë e njohur për mungesë personeli, sulme dhe kontrabandë armësh. Diddy është mbajtur atje për më shumë se një vit si pjesë e dënimit të tij me 50 muaj burg pas dënimeve për akuza të lidhura me prostitucionin.

Gjatë gjyqit, avokati mbrojtës Brian Steel paralajmëroi se reperi përballej me kërcënime të vërteta nga të burgosurit e tjerë. Steel i tha gjykatës se një i burgosur i armatosur me një shiv ishte kapur nga rojet përpara se të arrinte te Diddy, duke pretenduar se sulmuesi po “përpiqej të fitonte prestigj” duke lënduar të pandehurin e profilit të lartë.

Për Finney-n, këto paralajmërime ishin më shumë sesa retorikë ligjore. Ai është i bindur se miku i tij është bërë një objektiv si për famë të keqe, ashtu edhe për pakënaqësi.

Ekipi ligjor i Diddy-t tani po i kërkon gjykatësit Arun Subramanian të rekomandojë transferimin e tij në FCI Fort Dix , një burg me siguri më të ulët në New Jersey. Ata kanë argumentuar se ky veprim do t’i jepte Combs qasje në programet e abuzimit me substanca dhe vizitat familjare, duke e mbajtur atë larg kaosit të burgut të Brooklyn-it.

Një ndryshim vendndodhjeje do t’i sillte gjithashtu lehtësim Finney-t, i cili tha se është kapluar nga ankthi që kur mësoi për kërcënimet.

“Sean i ka mbajtur shumë nga këto gjëra për vete sepse nuk do ta shqetësojë familjen e tij”, tha Finney.