Ai ishte vetëm 21 vjeç dhe ajo 39 vjeçe kur u takuan për herë të parë. E kjo diferencë moshe nuk i ndaloi ata të ecnin drejt altarit në vitin 1980.

“Daily Mail” shkruan se ky çift u takua duke luajtur në shfaqjen “The Elephant Man” dhe madje luajti edhe në një episod të serialit të viteve ’80, “The Hotel”.

Ajo është ylli i filmave “The Rare Breed” dhe “Avanti!”, ndërsa ai u bë i famshëm duke luajtur përkrah Michelle Pfeiffer në filmin e vitit 1982 “Grease 2”, i ndjekur nga roli i Miles në “Dynasty”.

“Ne u bëmë miq menjëherë, u tërhoqëm menjëherë”, i tha ajo revistës “Weekend” në vitin 2019.

“Unë besoj në rimishërimin dhe besoj se e kisha njohur Maxwell në një jetë tjetër. Ishte si të thoja, “Oh përshëndetje, ja ku je,” tha ajo.

Ata kanë 45 vite martesë dhe shkëndijat janë ende aty teksa mbajnë duart e njëri-tjetrit me dashuri, gjatë një shëtitjeje nëpër një zonë të gjelbër në Losa Angeles, më 23 nëntor.

A e kuptuar se kush është çifti i famshëm?

Është fjala për Maxwell Caulfield dhe Juliet Mills. Ata janë fotografuar duke ecur dorë për dorë gjatë një shëtitjeje të qetë në një lagje.

Caulfield ishte veshur me një bluzë me jakë të purpurt, xhinse të zeza dhe një pulovër blu, ndërsa e dashura e tij zgjodhi geta vjollcë, një pulovër blu dhe një jelek Patagonia.