Mbrëmjen e djeshme ka qenë për Selin me shumë emocione të forta, e cila u duk e trishtuar pas largimit të Gimbos nga shtëpia e “Big Brother VIP 5”.
Mes kësaj situate të vështirë, ajo ka marrë një mbështetje shumë të fortë nga jashtë. Vëllai i saj, DJ Onno, ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale me një mesazh të fortë.
Ai ka ripostuar në “Instastory” një shkrim që është bërë të motrën e tij, ku Selin quhet “mbretëresha e vetme” dhe fituesja e vërtetë e këtij edicioni. Gjithashtu thuhet se forca e saj qëndron te qetësia dhe qëndrueshmëria që ka treguar çdo ditë brenda shtëpisë.
Në shkrim thuhet se Selin përfaqëson dinjitet dhe guxim, duke theksuar se karakteri është më i rëndësishëm se çdo konflikt apo intrigë brenda lojës.

“E vetmja që meriton fitoren, mundohuni sa të doni, por ajo kurrë nuk do të bjerë poshtë. Sepse forca e saj nuk vjen nga zhurma, por nga qetësia dhe qëndrueshmëria që ka treguar çdo ditë. Ajo nuk ka nevojë të shtiret apo të ulë të tjerët për të shkëlqyer, sepse drita e saj është e vërtetë dhe e pastër.
Në një shtëpi ku shumë humbasin veten për lojë, Selin ka zgjedhur të mbetet vetvetja, dhe kjo është fitorja më e madhe. Ajo përfaqëson dinjitet, guxim dhe një zemër që nuk thuhet lehtë. Dhe në fund, njerëzit harrojnë fjalët, por kurrë nuk harrojnë karakterin.
Selin nuk është thjesht konkurrente… ajo është arsyeja pse kjo lojë ka kuptim”, shkruhet në postimin në fjalë.
Ndërkohë vëllai i Selin e ka shoqëruar postimin e tij me fjalët:
“Të dua dhe do të dua gjithë jetën”, duke i bërë tagg dhe të motrës në “Instastory”.


