Ananda Lewis ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, pasi humbi betejën gati shtatëvjeçare me kancerin e gjirit.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur motra e saj, Lakshmi Emory, përmes një postimi prekës në llogarinë e saj në “Facebook”.
“Ajo është e lirë, në krahët e Zotit”, shkroi ajo, duke ndarë një foto bardhë e zi të Anandës.
Lewis u bë e njohur në vitet ’90 si një nga figurat më të dashura të MTV-së, ku prezantoi emisione si “Total Request Live” dhe “Hot Zone”. Në vitin 1999, “The New York Times” e cilësoi si “vajza e momentit” për gjeneratën hip-hop. Ajo u largua nga MTV në 2001 për të drejtuar talk-show-n e saj personal.
Në vitin 2020, Ananda zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në stadin e tretë. Sëmundja më vonë avancoi në stadin e katërt. Në muajt e fundit të jetës, ajo e pranoi publikisht se kishte shmangur trajtimet standarde, gjë për të cilën shprehu keqardhje.
“Kur të vijë momenti im, dua të them me bindje: ‘E jetova jetën tamam siç doja’”, shkruante ajo në një ese për “Essence”.