Loredana e ka nisur ditën e sotme pak e mërzitur me Jozin pasi ky i fundit nuk e përkëdhel në mëngjes. Madje në një moment i ka thënë se ai më shumë puth Valbonën se sa atë.
“Ti nuk të puth, as nga larg, bën sikur më ke kalama. Ti më shumë puthesh me Valbonën se sa me mua”, i thotë Loredana partnerit të saj.
Ndërkohë gjatë një bisede jashtë bashkë edhe me Aldon dhe Gertën, kjo e fundit vendosi që të jepte një mendim në lidhje me këtë.
Pjesë nga biseda:
Aldo: Ikin me nerva, vijnë duke qeshur prapë, fiks për njëri-tjetrin. Kush është përshtatur më shumë te njëri-tjetri sipas jush?
Loredana: Unë kam ngrënë më shumë brenda, ky nuk ka ngrënë asgjë. Jo nga situatat, nga gjërat e tjera edhe brenda shtëpisë.
Jozi: Kjo kërkon që situatat që ka kaluar t’ia kthej në të njëjtën mënyrë. Unë i them ktheu kundër të gjithë shtëpisë se mua më ke në mbrojtje, bëj ça të duash, na bjer sherr në shtëpi, mua më ke në mbrojtje. Unë nuk mund t’i them babait tim…
Loredana: Ore të flas troç unë, Valbona thotë ‘Lori është xheloze’. Unë kam qenë e paqartë në një situatë, e kjo vazhdon edhe sot e kësaj dite
Gerta: Mua Valbona nuk më pëlqen fare në marrëdhënien tuaj, e do troç.
Loredana: Edhe unë kërkoj gjithmonë t’i mbaj gjërat brenda që të mos i jap zë kësaj gjëje, edhe ky nuk i thotë ‘moj shoqe ne nuk jemi motër e vëlla dhe nuk kemi lidhje me këtë muhabet’. Pse nuk e bën?
Gerta: E kam parë, ka shumë të drejtë Lori
Sipas Gertës, Jozi i ka një borxh Valbonës:
“Ai i ka një borxh asaj. Po t’i kthehet Jozi Valbonës, ajo është çakmak, është edhe e trashë mbi të gjitha, nuk i kupton gjërat me hollësi. Edhe po t’ia shpjegosh gjërat me hollësi ajo e do shabllon, nuk e kupton argumentin delikat. Valbona rri i çik larg, mos ma shqetëso Lorin”.