Një tjetër debat ka ndodhur ditën e sotme mes Gertës dhe Eglit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Egli ishte duke bërë një sherr me Aldon dhe këtu ka ndërhyrë banorja.
Teksa Gerta po mbronte Aldon, i cili e ka dërguar në nominim të përhershëm, ajo i përmendi Eglit edhe një deklaratë që kjo e fundit ka bërë për të.
“Nuk mund të më thuash mua nuk meriton statusin e nënës, se unë jam nënë”, tha Gerta, e cila u shpreh se “në Big Brother nuk garojnë për histori personale pasi edhe ajo ka histori të dhimbshme”.
Egli iu kundërpërgjigj duke i thënë se “atë frazë e kam thënë vetëm për atë që i the një gruaje që nuk po bëhet dot nënë”.
Ndërkohë Gerta ka shtuar se “Egli po bëhet me e ligë se Rozana”. Gjithashtu ajo e ka cilësuar këngëtaren si ‘të pafytyrë, kriminele’.
Pjesë nga biseda:
Gerta: Më ke bërë mama dhunuese
Egli: Këtë po e thua ti
Gerta: A e di ça do të thotë një mama që nuk ka statusin, nuk e meriton statusin
Egli: Nuk e di, për atë që i thua një gruaje që lufton çdo ditë të bëhet nënë dhe nuk po bëhet dot. Mos e merr dhimbjen e dikujt tjetër për t’u viktimizuar
Gerta: Ti mos më shkel mua mëmësinë
Egli: Ti e ke bekimin tënd, ajo nuk e ka dhe ti si nënë kurrë nuk duhej t’a nxirrje atë fjalë nga goja. Unë që nuk jam bërë nënë edhe mund t’a them, ti që e di rëndësinë e dy bekimeve të tua, nuk mund t’a thuash kurrë
Gerta: Ç’është ajo fjalë që përdor se je edhe grua vetë, si mund t’a thuash. Unë kërkova edhe falje për keqkuptimin
Egli: Ja ku e ke Rozana Radin
Gerta: Ajo është e pafytyrë për vete, ajo hodhi betë e çunave të mi poshtë, është kriminele, ajo është katile ia kam vënë kryqin
Egli: Unë do të kisha besuar kur bëre be për fëmijët, kaq e mbyll me ty. Dhe unë atë frazë e kam thënë vetëm për atë që i the një gruaje që nuk po bëhet dot nënë
Gerta: Ti po bëhesh më keq se Rozana. Nuk jam këtu për të treguar histori. Se ajo ka atë histori spitalesh, unë kam histori tjetër dhe nuk e di fare
Egli: Nuk e di, flas për ato që dëgjoj këtu dhe vetëm këtu
Gerta: Nuk jemi këtu për të garuar për histori personale. Për histori personale jemi këtu?
Egli: E di këtë
Gerta: Kam historitë e mia të dhimbshme, e nuk kam ardhur në këtë shtëpi t’i tregoj. U bëre më e lig se Rozana
Egli: E ligë je bërë ti





