Për vite me radhë ajo është parë si një ikonë e stilit. Është fjala për modelen e famshme, Kate Moss, e cila është shfaqur këtë të premte në super formë rrugëve të Londrës.
46-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan mëndafshi të lirshëm, teksa u bashkua me vajzën e saj 17 vjeçe, Lila dhe të dashurin Count Nikolai von Bismarck, për një festë ditëlindje.
Legjenda e modës doli nga festa e ditëlindjes dorë për dore me të dashurin e saj Nikolai. Por gjithë vëmendjen kësaj radhe e mori e bija, me të cilën u bashkua më vonë.
17-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan të zi transparent, që i zbulonin të brendshmet. Ndërkohë mbante veshur edhe një xhaketë lëkure dhe një palë këpucë po të zeza.