Sheika Mahra është vajza e sundimtarit të Dubait, njëkohësisht zëvendëspresident dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i cili ndodhet në krye të emiratit që nga viti 2006. Ai njihet si figura që transformoi Dubain në një qendër botërore moderne, duke udhëhequr projekte gjigante si Palm Islands dhe Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë. Në vitin 2011, revista Forbes e vlerësoi pasurinë e tij neto me rreth 4 miliardë dollarë.

Mahra është një nga 26 fëmijët e Sheikut, ndërsa e ëma është grekja Zoe Grigorakos. Pas diplomimit në marrëdhënie ndërkombëtare në vitin 2023, ajo hodhi hapat e parë në sipërmarrje, duke themeluar linjën e saj të parfumit Mahra M1.

Para lidhjes me Montanën, Sheika Mahra ishte e martuar me Sheik Manan bin Mohammed bin Rashid bin Mana Al Maktoum, me të cilin kurorëzoi dashurinë në maj 2023. Megjithatë, martesa zgjati vetëm pak më shumë se një vit dhe u mbyll në mënyrë publike në korrik 2024, kur princesha njoftoi divorcin në një postim në Instagram.

“I dashur bashkëshort, meqë je i zënë me shoqëri të tjera, me këtë postim shpall divorcin tonë. Divorcohem nga ti, divorcohem nga ti, divorcohem nga ti. Ruaju mirë. Ish-gruaja jote”, shkroi ajo, duke iu referuar praktikës islame të talaqit të trefishtë.

Pas divorcit, Mahra fshiu të gjitha fotot e përbashkëta dhe pak javë më pas prezantoi një parfum të ri me emrin “Divorce”. Nga kjo martesë ajo ka një vajzë, të lindur në maj 2024, të cilën e ka quajtur Mahra. Vetëm një muaj pas lindjes, princesha publikoi një selfie me të bijën me përshkrimin “Vetëm ne të dyja”, duke lënë të kuptohej se martesa e saj kishte hyrë në krizë.

Thashethemet për lidhjen mes Sheika Mahrës dhe French Montanës nisën në tetor 2024, pasi u panë bashkë në Dubai. Dyshja e konfirmuan romancën publikisht gjatë Javës së Modës në Paris, kur u shfaqën duke ecur dorë për dore. Më pas, ata u panë shpesh bashkë në darka, udhëtime dhe vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Montana bëri propozimin zyrtar në qershor 2025, pak pas paraqitjes së tij debutuese si model për koleksionin e markës 3.PARADIS. Në një deklaratë zyrtare për shtypin, më 27 gusht, u konfirmua se planet për martesën janë në proces, por datat dhe detajet ende nuk janë finalizuar nga të dyja familjet, të cilat raportohen të jenë shumë entuziaste dhe mbështetëse. Çifti ende nuk ka dhënë asnjë koment personal në rrjetet e tyre sociale.

French Montana ka qenë më parë i martuar me Deen Kharbouch, me të cilën ka një djalë dhe është përfolur për lidhje me figura të njohura të showbizit si Khloé Kardashian, Iggy Azalea dhe të tjera.