Pas ndarjes nga Ben Affleck, Jennifer Lopez është shfaqur në disa ngjarje publike ku duket më e qetë se kurë më parë.

Sipas burimeve, këngëtarja dhe aktorja e famshme ka vendosur të përqendrohet te vetja e saj, duke mbyllur derën për lidhje të reja. Burimet shtojnë se ajo ka kërkuar kohë për t’u fokusuar në aktivitetet që e bëjnë të lumtur.

Një burim i afërt me JLo ka zbuluar për “Daily Mail” se ajo nuk është në kërkim të një marrëdhënieje të re dhe ka vendosur të mos angazhohet emocionalisht me askënd për momentin.

Nëna e dy fëmijëve është ende duke përpunuar mbylljen e kapitullit me Ben Affleck dhe po përpiqet të kuptojë veten dhe nevojat e saj.

“Jennifer ka një prirje për të hyrë në lidhje të reja menjëherë pas ndarjeve, por tani po i jep vetes kohë dhe hapësirë për t’u shpërqendruar nga çështjet romantike dhe për t’u përkushtuar më shumë karrierës dhe argëtimit”, ka thënë burimi.

Artistja e famshme duket se po jeton momentin dhe ka vendosur që tani është koha për t’u relaksuar dhe për t’u çlodhur, pa u angazhuar me asnjë lidhje serioze.

“Ajo nuk ka nevojë për një partner tani dhe vetëm do të shijojë kohën për veten, pa kërkuar asgjë më shumë”, ka përfunduar burimi.