E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja e njohur, Ermira Çausholli, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Ata janë në një moment ku është dikur hapur që Egli e pëlqen shumë dhe nuk fsheh për asnjë çast atë që ndien ndërkohë që Gjesti edhe në qoftë se e ka kam përshtypjen që është i ngarkuar edhe nga një kohë më e gjatë izolimi nga BBVK. Nga ngjarjet që ka kaluar atje, nga një ambient i mbyllur hyn direkt në një ambient tjetër. Është pak më i tërhequr, por kam përshtypjen që në një të ardhme jo të largët do ta pëlqejë sepse mënyra se si ajo ia shpreh ndjenjat, sinqeriteti dhe gjithçka hapur pa pyetur që po e shikon publiku. Ajo po mbron atë që po ndjen. 

Më tej ajo shtoi se:

E para dhe më e rëndësishmja është që dikush kur ndjen kudo që të jetë edhe përpara kamerave kjo gjë është e dukshme dhe askush nuk mund të luajë me dashurinë aq më tepër në rastin e Eglit që duket një vajzë e mirë. Është e sinqertë në atë që ndjen. Ndërkohë që jo çdo dashuri është që në momentin e parë e dyanshme ndoshta për sa i përket edhe intensitetit. Mua më duket Gjesti më i sinqertë se në çdo rast tjetër. Ai tregohet i sinqertë duke u kujdesur për të. Mua më duket kështu.