Një zbulim i pazakontë ka bërë bujë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi një grup eksploruesish urbanë kanë hyrë në vilën e braktisur të Rolf Harris dhe kanë gjetur objekte shqetësuese në bodrum.

Shtëpia, e cila dikur vlente mbi 4 milionë paund, ndodhet pranë lumit Tamiz dhe sot është në gjendje të rëndë, duke mos arritur të shitet as në ankand për më pak se gjysma e vlerës së saj.

Gjatë eksplorimit, një YouTuber i njohur si “Bearded Explorer” zbuloi një formë të çuditshme në bodrum, që rezultoi të ishte një kallëp i kokës së bashkëshortes së artistit.

Pamjet dhe reagimi i tij kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë e kanë cilësuar gjetjen si të frikshme dhe të pazakontë.

Sipas raportimeve, prona mbart një histori të rëndë, pasi në të janë kryer edhe disa nga krimet për të cilat Harris u dënua vite më parë.

Kjo e kaluar ka ndikuar drejtpërdrejt në vlerën e saj, duke bërë që blerësit të hezitojnë pavarësisht çmimit të ulur.

Ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme thonë se stigma e lidhur me historinë e pronës është arsyeja kryesore pse ajo nuk po gjen blerës.