Skiatorja amerikane Breezy Johnson, vetëm pesë ditë pasi fitoi medaljen e artë në disiplinën e zbritjes për femra u fejua me partnerin e saj, Connor Watkins, në një moment emocionues në vijën e finishit.
Ngjarja e veçantë ndodhi pak minuta pasi Johnson garoi në Super-G për femra. Në mes të borës dhe duartrokitjeve të turmës, Watkins u ul në një gju dhe i propozoi martesë, duke i dhuruar një unazë me një gur blu dhe një mesazh të gdhendur në dru me vargun e Taylor Swift:

E përlotur 30-vjeçarja tha “po”, ndërsa çifti u përqafua mes brohorimave të të pranishmëve. Watkins tregoi për NBC se e kishte planifikuar propozimin prej një viti dhe shpresonte ta realizonte pikërisht në zonën e finishit. “Gjithçka shkoi përtej imagjinatës sonë më të çmendur,” u shpreh ai. Nga ana e saj, Johnson pranoi se gjithmonë kishte ëndërruar të fejohej në Lojërat Olimpike. “Kjo ishte dëshira ime. Por realiteti doli shumë më i bukur sesa e imagjinoja,” tha ajo.



