Ish-shefi i kuzhinës së pallatit, Darren McGrady, i familjes mbretërore britanike, i cili punoi për Princeshën Diana nga viti 1993 deri në vdekjen e saj në vitin 1997, shpesh ndan pamje nga kuzhina e Pallatit dhe në një video në kanalin e tij në YouTube, ai zbuloi se si të përgatitet mëngjesi i preferuar i princeshës. 

Tërshëra e gatuar gjatë natës u bë modë rreth një dekadë më parë, dhe sot mund ta gjeni të gatshme në dyqane nëse nuk keni kohë ta bëni vetë. Por rezulton se Diana i shijonte ato dekada përpara se të fillonin kërkimet në mediat sociale për receta me tërshërë të gatuar gjatë natës. 

“Ajo kishte vizituar një klinikë shëndetësore zvicerane dhe atje provoi këto tërshëra që gatuhen brenda natës”, tha McGrady, duke shpjeguar se “në fakt quheshin musli bircher dhe ishin shpikur nga një nutricionist zviceran”. 

“Ajo vodhi recetën, u kthye dhe tha: ‘Darren, e dua këtë për mëngjes çdo ditë’”, shtoi ai. 

McGrady, duke vënë në dukje se tërshëra është “e pasur me fibra”, tregoi se si përgatitet mëngjesi i preferuar i Dianës. Në vend që të linte tërshërën në qumësht ose çaj bimor gjatë natës, siç është zakon, ish-kuzhinieri zbuloi se përdori lëng portokalli. 

Në mëngjes, shtoni kos të kulluar, një burim i shkëlqyer proteinash, së bashku me pak mjaltë dhe lëng limoni. Edhe pse mund të shtoni çfarë të dëshironi, Diana preferoi të përziente mollë Honeycrisp, arra dhe boronica. 

McGrady pranoi se kur e përgatiti këtë mëngjes për Dianën, ai “e dyfishoi recetën” në mënyrë që të mund të shijonte vetë tërshërën e shijshme të gatuar gjatë natës.