Aktori amerikan, Armie Hammer, tregoi një anekdotë në të cilën pranon se e drogoi Johnny Depp para një konference për shtyp, gjë që më vonë i dha atij ndalimin e pjesëmarrjes së përbashkët në aktivitetet promovuese të filmit “The Lone Rangerk”. Në një intervistë me ish-asistentin e tij Ashton Ramsey, Hammer pranoi se ishte ai që shkaktoi një nga sikletet më të mëdha në turneun promovues. Ramsey kujtoi një incident që ai e quan “telashet më të mëdha” në të cilat Hammer ka hyrë ndonjëherë në sheshxhirim ku dyshohet se “e drogoi plotësisht Johnny Depp” para një konference për shtyp.
Hammer e konfirmoi historinë, duke deklaruar se pasojat ishin serioze. “Që nga ai moment, ata nuk më lanë më të jem me Johnnyn në evente promovuese. Ata gjithmonë na ndanin. Nuk na lejohej të jepnim deklarata për shtypin së bashku. Ata thanë: ‘Ju të dy nuk mund të jeni më bashkë’”-tha aktori duke qeshur.
Hammer gjithashtu pranoi se gjatë asaj periudhe ai kishte zakon të konsumonte marihuanë dhe se shpesh i bindte të tjerët t’i bashkoheshin. Pasi u akuzua për kanibalizëm dhe sjellje të pahijshme, Hammer, po i rikthehet industrisë së filmit. Pas një hetimi të gjatë, prokurorët në Los Angeles vendosën në favor të tij në vitin 2023 dhe refuzuan ta akuzonin. Para akuzave, Hammer luajti në filma të profilit të lartë si “The Lone Ranger”, “The Man from UNCLE” dhe “Call Me by Your Name”.