Aktori i famshëm, Bruce Willis, mbushi 70 vjeç dhe sigurisht mes atyre që i uruan ditëlindjen ishte edhe ish-bashkëshortja e tij, Demi Moore. Dy aktorët kanë qenë të martuar nga viti 1987 deri në vitin 2000 dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer edhe sot e kësaj dite.

Edhe në luftën e tij me afazinë dhe demencën frontotemporale, me të cilën u diagnostikua në vitin 2021, Demi Moore kujdeset të jetë pranë tij, duke ndarë shpesh me fansat pamjet e momenteve që kalon me aktorin.

Me rastin e ditëlindjes së tij, Demi Moore ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram, ku ka publikuar disa foto familjare me ta dhe vajzat që kanë së bashku.

Ish-çifti ka tre fëmijë, Scout, Ramer dhe Tallulah. Në dy nga fotot, Bruce Willis shihet duke përqafuar nipërit e tij. Në mbishkrimin që shoqëron postimin e saj, Demi Moore ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen Bruce Willis. Ne të duam”.