Aktori i famshëm, Orlando Bloom, i njohur nga roli i tij në “Pirates of the Caribbean”, po shijon një lidhje të re me modelen zvicerane, Luisa Laemmel. Mediat e huaja shkruajnë se ajo është 21 vite më e re se ai.

Lidhja e çiftit ka filluar vitin e kaluar pas ndarjes së Bloom nga këngëtarja e famshme, Katy Perry.

Sipas raportimeve, javën e kaluar çifti kaloi disa ditë pushimi në Zvicër, duke përfshirë një qëndrim në një suitë luksoze në Zyrih.

“Orlando dhe Luisa janë parë bashkë për disa muaj tashmë. Ai jeton në Los Angeles, ndërsa ajo në Nju Jork, kështu që nuk mund të takohen gjithmonë, por janë në kontakt të vazhdueshëm dhe ka një tërheqje të madhe midis tyre”, tha një burim për “The Sun”.

Kujtojmë se Orlando Bloom ka dy fëmijë: Daisy, pesë vjeçe, me Katy Perry dhe Flynn, 15 vjeç, me ish-bashkëshorten e tij, modelen australiane Miranda Kerr.