Aktori i famshëm, Chuck Norris, ndau një lajm të trishtuar me ndjekësit e tij, kur zbuloi se e ëma, Wilma, ndërroi jetë në moshën 103-vjeçare.
Në një postim emocionues në “Instagram”, Norris e përshkroi nënën e tij si një “grua me besim të palëkundur” dhe një “fener drite” në jetën e tij dhe të familjes.
Ai theksoi se dashuria e saj ishte një pasqyrim i hirit të Zotit dhe se qeshura dhe përqafimet e saj mbushnin shtëpinë me gëzim dhe siguri.
Gjithashtu, Norris nënvizoi mësimet e rëndësishme që ajo i dha, si dhe rëndësinë e mirësisë dhe dhembshurisë, duke e falenderuar për lutjet dhe dashurinë që ndante çdo ditë. Ai përfundoi mesazhin me një fjalë të ngrohtë për nënën: “Ne të duam, mami. Derisa të takohemi përsëri”.