Barış Arduç dhe Gupse Ozay, një nga çiftet më të pëlqyer të kinemasë turke, janë rikthyer në qendër të vëmendjes me postimet e tyre të fundit. Dy aktorët u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Deliha”, ku miqësia në skenë u shndërrua në një romancë që kulmoi me martesën e tyre në vitin 2020. Prej asaj kohe, marrëdhënia e tyre ka qenë vazhdimisht në fokusin e mediave turke.
Së fundmi, thashethemet për një krizë mes çiftit u shtuan pas rolit të fundit të Barış Arduç, ku u aludua se marrëdhënia e tyre kishte pësuar “çarje”. Por aktori i njohur vendosi t’i japë fund spekulimeve me një postim në rrjete sociale, ku i uroi ditëlindjen bashkëshortes së tij.
Nga ana tjetër, edhe Gupse Ozay reagoi me një postim që bëri bujë. Ajo ndau një moment ku po bënte një tatuazh të përkohshëm me figurën e një fëmije në krah, duke shkruar:
“Vazhdoj t’i bëj vetes tatuazh fëmijësh… Besoj se e dua me gjithë shpirt!”. Ky detaj ndezi kureshtjen e fansave, të cilët pyetën menjëherë nëse çifti po përgatitej për një fëmijë të dytë.
Aktualisht, Barış dhe Gupse ndajnë një jetë të qetë dhe të lumtur me vajzën e tyre, Jan Asya. Postimet e fundit jo vetëm që hodhën poshtë lajmet për krizë, por edhe shtuan emocionet dhe pritshmëritë e fansave për një lajm të ri të gëzueshëm nga çifti.