Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, vjen me sezonin e 44-t, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm. Mbi 1000 shfaqe ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 44-t risjell simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.
Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar u bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familjes shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura! Shfaqja njihet për talljet me problemet e përditshme përmes humorit dhe satirës. Gjithashtu tallet me figura politike shqiptare, e jo vetëm. Skeçet nuk mungojnë duke përfshirë liderë të tjerë botërorë dhe marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë. Programi historik i humorit u rikthye prej 5 Tetorit e çdo të diel në Top Channel!
I ftuar në shfaqjen e 8 Tetor, në “Portokalli” do të jetë Bes Kallaku, ku do ta shohim totalisht ndryshe. Për të ndjekur live show-n në datën 8 Tetor me shfaqjen e dytë mjafton të blini biletat tek studiot e Top Media në Kashar si dhe online (kliko këtu).
