Aktori Charlie Sheen ka pranuar se gjatë periudhës kur përballej me varësinë nga droga ka pasur marrëdhënie me meshkuj. Kjo u bë publike pas daljes së “The Book of Sheen” dhe dokumentarit të Netflix “aka Charlie Sheen”. 

Ai shpjegoi se kishte ndjerë nevojën t’i mbante këto çështje sekrete për shkak të shantazheve dhe presionit të madh, duke paguar shuma të mëdha parash për të mos u ekspozuar.

Në një intervistë për ‘Good Morning America’, Sheen tha se disa persona kishin materiale komprometuese për të dhe ai duhej t’i shlyente për të ruajtur privatësinë. 

Ai theksoi se kjo shkaktoi një stres të madh dhe frikë të vazhdueshme, duke e përshkruar situatën si një ‘burg frike’ pa dalje.

Sheen gjithashtu foli për momentin kur mësoi se ishte HIV pozitiv, duke shpjeguar se kjo ishte një ngarkesë e madhe emocionale.

U detyrua t’i tregonte disa njerëz informacione private për shëndetin e tij, të cilët më pas e shantazhonin me këto të dhëna, madje duke fotografuar medikamentet e tij gjatë gjumit.

Për të ruajtur sekretin, tha se i duhej të paguante një shumë prej 1,4 milion dollarësh. E krahasoi këtë përvojë me fshehjen e marrëdhënieve me meshkujt, duke thënë se të dy situatat kishin një rëndësi të barabartë për jetën dhe privatësinë e tij.

Sheen pohoi se tani është pajtuar me të kaluarën dhe se bërja publike ishte një mënyrë për të çliruar veten nga frika dhe presioni që kishte përjetuar gjatë gjithë këtyre viteve.