Tashmë ka nisur spektakli më i madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.
Vetëm pak më parë është prezantuar banori i pestë i “BBV4”. Në shtëpinë më të famshme sapo është futur Marius Dervishi ose ndryshe si e njohin të gjithë me emrin e tij të artit, Zebervoki.
Zebervoki është një producent, regjisor dhe aktor shqiptar i njohur për filmat e tij aksion, dramë dhe komedi. Ai për publikun shqiptar u bë i njohur nëpërmjet videove komike në rrjetet sociale Instagram & Youtube e duke sjellë më pas për publikun filma në sallat e kinemasë. Përveç se aktor, Zebervoki është edhe punojës policie.



