Aktori i njohur Daniel Radcliffe është bërë baba për herë të parë. Ylli i filmave “Harry Potter” ka mirëpritur fëmijën e tij të parë me partneren, Erin Darke. Daily Mail siguroi fotot e para të yllit 33-vjeçar teksa ai shëtit nëpër Nju Jork me fëmijën e tij. Në foto, aktori shihet i veshur sportiv, duke shtyrë karrocën e foshnjës në qendër të qytetit.
EXC Daniel Radcliffe welcomes first child with partner Erin Darke
https://t.co/etPFSUyHP1— Rozina (@Sheeraz037) April 25, 2023
Çifti janë bashkë për rreth një dekadë, konkretisht që nga viti 2012. Një burim i afërt i tyre ka folur së fundmi për Mirror dhe ka ndarë ndjenjat e dyshes për ardhjen e fëmijës së tyre në jetë:
Ata janë absolutisht të emocionuar. Ata u kanë thënë familjeve dhe miqve të tyre se është një kohë tepër emocionuese.
Radcliffe foli për lidhjen e tij me Darke në një intervistë me revistën Parade në 2014:
Ishte një nga ato gjëra të menjëhershme ku ti thua: “Oh, më pëlqen shumë ky person”. Ju thjesht keni një lidhje me dikë dhe pastaj papritur, është tepër e lehtë të flasësh me ta. Ishte një nga ato lloj situatash.