Pas 30 vitesh aktori i njohur Eddie Murphy, u rikthye në rolin e tij më të famshëm. Më 3 korrik, pjesa e katërt e Beverly Hills (Beverly Hills Cop: Axel F) mbërriti në Netflix dhe në fund të javës ishte bërë filmi më i ndjekur në atë platformë transmetimi. Në filmin e katërt të serialit legjendar, oficeri i policisë Axel Foley kthehet në Beverly Hills. “Eddie është një artist i mrekullueshëm. Ai mund të bëjë dramë, mund të bëjë komedi, ai mund të bëjë gjithçka. Ai është i njëjti Axel Foley. Ai është ende duke bërë atë që po bën”-tha producenti Jerry Bruckheimer për Murphy.

Ndërkaq, së fundmi Eddie Murphy ka konfirmuar se do të luajë rolin e Inspektorit ikonik Clouseau në ribërjen e ardhshme të “Pink Panther”. Aktori 64-vjeçar e zbuloi lajmin gjatë një paraqitjeje dje në emisionin Today, ku ai gjithashtu promovoi filmin e tij të ri “The Pickup”, i cili do të dalë më 6 gusht në Amazon Prime Video. Murphy befasoi prezantuesin Al Roker duke thënë:

Unë jam Inspektori Clouseau në filmin e ardhshëm “Pink Panther”. Ai është me siguri i zi… ndoshta haitian.

I portretizuar fillimisht nga Peter Sellers në vitet 1960 dhe 1970, Clouseau u luajt më vonë nga Steve Martin në ribërjet e viteve 2006 dhe 2009. Murphy gjithashtu tregoi se po punon në Shrek 5 dhe në një film biografik për George Clinton. Ndërkaq, Martin Lawrence dhe Eddie Murphy, do të bëhen krushq me njëri-tjetrin. Kjo, për shkak se fëmijët e tyre janë fejuar. Jasmin Lawrence dhe Eric Murphy konfirmuan lajmin e bukur përmes një postimi në rrjetet sociale. Në një video të publikuar djali i Eddie Murphy-t shihet teksa futet bashkë me Jasmin në një dhomë plot me qirinj dhe ai ulet në gjunjë për t’i bërë pyetjen “A do të martohesh me mua?”.