Aktori i dashur për publikun, Elvis Pupa, ka postuar së fundmi në “Instagram” një video ku shfaqet me njërin sy të zi dhe me dorën e fashuar.
Në videon në fjalë, ai shprehet se nga shëtitja në mal, në Theth, erdhi shëndosh e mirë, por gruaja i gjeti nja dy mesazhe në telefon.
Sigurisht që e gjithë kjo është një shaka, e si pasojë edhe bashkëshortja e tij, Belina Pupa, ka vendosur që t’i lërë një koment me humor.
“Visi është e kundërta, të ka dhunuar dashnorja se të ka gjet mesazhet e mia”, shkruan Belina duke qeshur.
Ish-banori i “Big Brother VIP 2” njihet për postimet e tij plot humor dhe shaka, që ndjekësit e tij të shumtë i pëlqejnë shumë.