I ftuar në studion e “Verissimo” bashkë me vajzën e tij të vogël, ishte këngëtari i njohur italian, Al Bano. Artisti zbuloi fejesën e Jasmine Carrisi. “Jam e lidhur prej disa muajsh. Ai është 23 vjeç dhe jeton në Milano”, pranoi Jasmine, e cila në fakt është 24 vjeçe. Përballë këtij rrëfimi, këngëtari i famshëm San Marco reagoi mjaft i habitur, duke pranuar se nuk ishte në dijeni të këtij detaji. “Është më i vogël se ti? Dua ta takoj, pastaj do ta zgjidhim çështjen”, komenton ai.

Megjithatë, ishte vajza ajo që e mbylli skenën me elegancë, duke i kujtuar të atit diferencën në moshë midis tij dhe nënës së saj, Loredana Lecciso. “Ti je plot 30 vjet më i madh se mami”, ia ktheu ajo, duke shkaktuar duartrokitje dhe të qeshura nga publiku. Jasmine foli megjithatë me të atin për partnerin e saj përtej surprizave sentimentale: “E dua shumë, ai më bën të lumtur. Ndihem energjike kur jam me të.”