Aktori Mevlan Shanaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka vendosur një diktaturë dhe duke i kërkuar të tërhiqet nga pushteti. “Pse u katandise në këtë derexhe, vetëm për një mut karrigeje pushteti?! Përqendrohu të paktën një minutë dhe shiko çfarë po ndodh në Tiranë! A nuk sheh çfarë po ndodh para syve të tu? Apo nuk dëgjon më zërin e njerëzve?”, shkruan aktori.
Shanaj thekson se pushteti nuk mund të jetë më i rëndësishëm se jeta e njeriut, ndërsa e akuzon kryeministrin se është larguar nga qytetarët dhe se nuk po përballet me realitetin. “E nise rrugën me premtime për mirë. Por dështove. Pushteti të largoi nga njerëzit dhe të verboi përballë realitetit”, shprehet ai.


