Aktori spanjoll Javier Bardem, i nominuar këtë vit në EMMY për rolin e tij në Monsters: The Lyle and Erik Menendez Story, u shfaq në tapetin e kuq me një keffiyeh (shami tradicionale palestineze) dhe deklaroi:

“Nuk mund të punoj me dikë që justifikon ose mbështet gjenocidin.”

Yjet më të mëdhenj të industrisë televizive shfrytëzuan çmimet Emmy të këtij viti për të shprehur kundërshtimin ndaj luftës së Izraelit në Gaza si në paraqitjet e tyre në tapetin e kuq, ashtu edhe përmes fjalimeve të pranimit të çmimeve.

Aktorja e serialit Hacks, Hannah Einbinder, e cila fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë Mbështetëse në një Serial Komedi, mbante distinktivin e kuq të iniciativës “Artists4Ceasefire”. Ky simbol u mbajt gjithashtu nga Aimee Lou Wood dhe Natasha Rothwell nga White Lotus, Ruth Negga nga Presumed Innocent dhe Chris Perfetti nga Abbott Elementary.