Aktori i njohur, Ylber Bardhi, i ka dhënë fund beqarisë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ai ka zbuluar se ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë, në Las Vegas.

“Të sapomartuar”, ka shkruar aktori i filmit “Në kuadër të Dashurisë”, në një fotografi ku shfaqet me partneren e tij.

“Përgjithmonë mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve që udhëtuan në Las Vegas për të festuar ditën tonë të veçantë”, ka shkruar Ylberi në një postim tjetër në “Instagram”.