Aktorja e njohur Megan Fox ka habitur fansat me një rrëfim të sinqertë mbi marrëdhënien e saj me famën, duke pranuar se nuk e sheh jetën pa të, pavarësisht sfidave që sjell.
Gjatë prezantimit të librit të saj me poezi “Pretty Boys Are Poisonous”, ajo u pyet nëse do të donte ndonjëherë të hiqte dorë nga vëmendja publike. Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë: fama është pjesë e identitetit të saj.
Këtë e thotë Hëna ime në Luan. Nuk mendoj se mund të jetoj pa qenë në qendër të vëmendjes
-u shpreh Fox, duke lidhur këtë ndjenjë edhe me besimet e saj astrologjike.
Aktorja shtoi se, megjithëse është natyrë introverte dhe shpesh e ka të vështirë jetën publike, ndjen se kjo është pjesë e “thirrjes” së saj në jetë.
E di që duhet të bëj diçka të rëndësishme me këtë
-tha ajo.
Megjithatë, jo çdo aspekt i famës është i dëshiruar. Megan Fox pranoi se përballjet me paparacët janë ndër pjesët më stresuese të përditshmërisë së saj.
Do të doja të shëtisja në New York City pa u ndjekur. Fotografët gjithmonë kërkojnë momentin më të keq për një foto… është shumë e lodhshme
-u shpreh ajo.
E njohur edhe për marrëdhënien e saj të përfolur me Machine Gun Kelly, Fox vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara në Hollywood, duke balancuar mes famës, krijimtarisë dhe jetës personale.
