Pas gati katër vitesh pritje, HBO Max ka publikuar pamjet e para të sezonit të tretë të serialit të suksesshëm Euphoria. Historia vijon pesë vite pas ngjarjeve të sezonit të dytë dhe personazhet shfaqen të ndryshuar.
Në qendër të vëmendjes është edhe Sydney Sweeney, personazhi i së cilës në sezonin e ri portretizohet si një cam girl dhe krijuese për platforma online si “OnlyFans”. Në pamjet e para, aktorja shfaqet me dy veshje të ndryshme: një bikini me motive rozë e të bardha dhe një korse të vogël, duke reflektuar transformimin e personazhit të saj në dramën e njohur për temat e forta dhe stilin provokues.
Ky rol përbën një kontrast të fortë me interpretimet e fundit të Sweeney në kinema, përfshirë rolin e boksieres Christy Salters në filmin Christy, si edhe paraqitjen e saj aktuale në filmin që po korr sukses në fitime, The Housemaid.
Gjatë muajve të fundit, aktorja ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike, si për paraqitjet e saj publike, ashtu edhe për projekte të ndryshme televizive dhe kinematografike. Sezoni i tretë i Euphoria pritet të jetë një nga premierat më të ndjekura të HBO Max.
Sydney Sweeney returns as Cassie in ‘EUPHORIA’ Season 3. pic.twitter.com/qz0BP5g51N
— cinesthetic. (@TheCinesthetic) January 14, 2026

