Sydney Sweeney po tërheq vëmendjen me promovimin e linjës së saj të re të të brendshmeve SYRN, e cila debutoi muajin e kaluar dhe u prit me interes të madh nga publiku.
Aktorja e serialit “Euphoria” u shfaq së fundmi në një reklamë të guximshme në rrjetet sociale, e frymëzuar nga Dita e Shën Valentinit
Ajo pozoi me një bluzë të kuqe me mbishkrimin “Martohu me mua, fluturo lirë”, ndërsa ekspozoi reçipetat e bardha me dizajn unik dhe pantallonat e shkurtra të kuqe, të cilat më pas i hoqi për të zbuluar bokseret e bardha.

Sweeney u shfaq me grim elegant, flokë në valë të buta dhe një gjerdan ari me mbishkrimin “SYD”, duke kompletuar pamjen sensuale të fushatës.
Marka SYRN pati sukses të menjëhershëm në treg, pasi koleksioni i parë “Seductress” u shit plotësisht brenda vetëm pak orësh.
Aktorja ka njoftuar gjithashtu rikthimin e produkteve në stok dhe planet për zgjerimin e markës në industrinë e bukurisë, me produkte për kujdesin e lëkurës dhe kozmetikë.
Sipas Sweeney, SYRN u krijua për të ofruar veshje që i përshtaten llojeve të ndryshme të trupit dhe për të inkurajuar gratë t’i veshin ato për veten e tyre, pa presion dhe pa kërkuar falje