Mediat turke kanë publikuar lajme të reja që kanë tërhequr vëmendjen e fansave të showbiz-it turk, duke pretenduar se aktorja e njohur Demet Ozdemir dhe futbollisti i Galatasaray, Lucas Torreira, mund të jenë çift i ri.

Lajmet për një lidhje mes tyre filluan të qarkullojnë pas një detaji të vogël, që nuk u shpëtoi ndjekësve të tyre.

Një foto e fundit e ndarë nga Demet në “Instagram” ka tërhequr vëmendjen, pasi Lucas Torreira ka bërë një “like” publikisht, duke u bërë kështu i pari veprim që i ka shtuar dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Ky reagim ka ndezur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ndërkohë që mediat turke kanë filluar të spekulojnë për një romancë të mundshme.

Portali i njohur turk, Magazinane, ka shkruar se ky “like” mund të jetë konfirmimi i lidhjes së tyre, duke përdorur shprehjen “Sevgili olduklarının ilanı gelmiş” (Përkthyer: “Erdhi konfirmimi i lidhjes së tyre”). Ky titull ka shtuar më tej zërat për një lidhje mes aktores dhe futbollistit.

Pavarësisht kësaj, as Demet dhe as Lucas nuk kanë reaguar ende publikisht për të konfirmuar nëse ka një lidhje romantike mes tyre. Megjithatë, fansat e kanë mbushur rrjetet sociale me pyetje dhe komente, duke pritur me padurim të mësojnë nëse dyshja do të pranojë publikisht lidhjen e tyre.