Përkujdesja për veten gjithmonë për vajzat është një nga gjërat më të rëndësishme. Për të arritur rezultate mjaft të bukura dhe për të shkelqyer me pamjen tonë sigurisht që ka edhe disa sekrete. Disa zgjedhin t’i ndajnë e disa jo. Por Eva Mendes ka vendosur të zbulojë një nga sekretet e saj të bukurisë.

Aktorja kubano-amerikane tha se praktikon dermaplaning, e cila është një procedurë eksfolimi fizik i ngjashëm me procesin e rruajtjes së mjekrës, në të cilin përdoret një bisturi kirurgjikale sterile për të rruar butësisht sipërfaqen e lëkurës së fytyrës, e cila kryesisht heq qelizat e vdekura, si dhe qime shumë të holla në fytyrë.

Kjo teknikë gjithashtu minimizon shfaqjen e shenjave të akneve dhe rrudhave.

Kam marrë shumë komente nga gra që kanë rruar fytyrat e tyre për vite, mendoj se ‘dermaplaning’ është fjala e duhur dhe më pëlqen.