Aktorja Rebel Wilson ka zbuluar se pësoi një dëmtim serioz në hundë gjatë xhirimeve të komedisë aksion “Bride Hard”. Gjatë një interviste për Access Hollywood, aktorja tregoi për tmerrin që përjetoi në set. “Në një skenë përleshjeje, një armë aksidentalisht më ra në fytyrë. Ishte një aksident i paparashikuar dhe hunda më është çarë. Duhej të largohesha menjëherë nga seti. Ishte nata ime e fundit e xhirimeve dhe mendova me vete: ‘Sa pa fat jam?’”
Ngjarja ndodhi gjatë sekuencës së fundit të ‘luftimeve’ për atë ditë dhe situata u bë shumë serioze, kur e pa veten të zhytur në gjak. “U tremba shumë. Erdhi ambulanca dhe u desh të thërrisnim një kirurg plastik, sepse nëse nuk do ta qepnin siç duhej, rrezikoja të mbetesha me shenja të përhershme. Fatmirësisht, kirurgu erdhi, më bëri të gjitha qepjet,dhe tani mezi vërehet pothuajse nuk duket fare”.