Aktorja e njohur, Rebel Wilson dhe bashkëshortja e saj, Ramona Agruma, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Lajmin e bukur, stilistja e ndau përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregoi se është me një vajzë. Në postim ajo përfshiu foto të tyre së bashku ku putheshin e përqafoheshin, më pas një foto të vajzës së parë, Royce Lillian, kur ishte e sapolindur.
Në serinë e fotove shihet edhe testi i shtatzënisë i Agruma dhe barku i saj i rrumbullakosur.
“Nga kjo te… bebi nr. 2 është rrugës”, shkruhet bashkëngjitur postimit, duke shtuar: “Lajmi më i lumtur në familjen tonë, së shpejti do të jemi katër!”
Në nëntor të vitit 2022, Wilson dha lajmin ne rrjetin social “Instagram” se vajza e tyre e madhe kishte ardhur në jetë.
“Më se krenare të njoftoj lindjen e fëmijës tim të parë, Royce Lillian, që lindi këtë javë përmes një nëne zëvendësuese. Nuk mundem as ta përshkruaj dashurinë që kam për të, ajo është një mrekulli e bukur!”, shkroi aktorja krah fotos së vajzës. Kujtojmë se ajo vuan nga problemet me fertilitetin.
Më tej, aktorja shprehu mirënjohjen ndaj kujtdo që ishte pjesë e këtij rrugëtimi dhe falënderoi nënën zëvendësuese “që e mbajti dhe lindi me mirësi e kujdes.”




