Aktorja kineze Fan Bingbing është gjobitur me një shumë të majme për shkak se ka kryer evazion fiskal. Lajmi vjen 3 muaj pasi ylli aziatik i filmave nuk ishte parë më në publik.


Fan, e cila është një nga aktoret më të paguara në Kinë, do t’i shpëtojë burgut nëse gjoba paguhet në kohën e duhur.


Mendohet se aktorja e famshme kishte një kontratë ku shkruhej fitimi i saj i vërtetë dhe një tjetër që i paraqitej autoriteteve, me një shifër shumë më të ulët.


Të mërkurën, Fan Bingbing kërkoi falje në llogarinë e saj Weibo: “Kam vuajtur shumë kohët e fundit. Jam shumë e turpëruar për atë që kam bërë. U kërkoj falje të gjithëve”.


3 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)