Aktorja e njohur, Michelle Dockery, e cila u bë e famshme me rolin e saj në serialin dhe filmin “Downton Abbey”, është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë 43-vjeçarja gjatë premierës botërore të filmit “Downton Abbey: The Grand Finale”, që u mbajt në Londër.

Ylli britanik u shfaq në tapetin e kuq me një fustan ngjyrë blu të hapur, duke tërhequr vëmendjen me barkun e rrumbullakosur.

Krahas saj ishte edhe bashkëshorti i saj, Jasper Waller-Bridge, vëllai i aktores, shkrimtares dhe regjisores së njohur, Phoebe Waller-Bridge.

Çifti u martua në shtator të vitit 2023. Para kësaj martese, Michelle Dockery ishte e fejuar me drejtorin ekzekutiv të marrëdhënieve me publikun, John Dineen, i cili humbi jetën në vitin 2015, në moshën 34-vjeçare, pas një beteje me kancerin.

Në atë kohë, aktorja kishte falënderuar publikun për “mbështetjen dhe mirësinë” që i kishin treguar, përmes një përfaqësuesi të saj.