Hannah Einbinder mori një Çmim Emmy për kategorinë “Aktore më e mirë mbështetëse”, për rolin e saj në serialin “Hacks”. Aktorja amerikane tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare pas fjalimit të saj.
Ajo doli në skenë e veshur me një fustan pa rripa ngjyrë argjendi dhe të zi, dhe e mbylli fjalimin me një mesazh mbështetjeje për klubin e saj të preferuar të futbollit, por më pas shtoi dy deklarata politike që kanë shkaktuar reagime të shumta.
“Shko Zogj, d*** ICE dhe liro Palestinën”, tha në fund Einbinder. Kjo e fundit i referohet situatës së tensionuar në Gaza dhe luftës midis Izraelit dhe Hamasit.
Mediat palestineze e pritën mjaft mirë mesazhin e saj, duke e përshkruar vendimin e aktores së njohur si një veprim të guximshëm dhe si reflektim të bindjes së saj personale.
Einbinder, që është hebreje, tha se ndihet e obliguar të dallojë kulturën hebraike dhe judaizmin nga projekti etno-nacionalist i shtetit izraelit.
Ndërkohë deklarata në fjalë ka shkaktuar diskutime edhe për veshjen e saj. Në kulturën islame, ekspozimi i shpatullave konsiderohet i pahijshëm, ndërkohë që në Gaza gratë përballen me kufizime të rrepta të vendosura nga Hamasi që nga 2007, lidhur me të drejtat dhe lirinë e tyre personale.
Fjala e fundit e fjalimit të Einbinder ka ndezur debat mbi kombinimin e politikës dhe artit në ngjarje prestigjioze ndërkombëtare, duke rihapur diskutimin për rolin e artistëve në shprehjen e bindjeve të tyre personale dhe ndikimin që kjo ka në publikun global.