Aktorja dhe influencuesja kineze, Wan QianHui, rrëmbeu vëmendjen në hapjen e Festivalit të Filmit në Kanë me një veshje të pazakontë që theu kodin e ri të veshjes së festivalit. Gjatë ceremonisë së hapjes, fustani i saj i bardhë ekstravagant tërhoqi më shumë vëmendjen e medias sesa performancat e yjeve të afirmuar. Ajo u shfaq me një fustan të bardhë të madh që i ngjante një reje.

Kjo paraqitje e saj mbresëlënëse në fakt shkon kundër kodit të veshjes. Në prag të hapjes zyrtare të Festivalit të Filmit në Kanë, organizatorët vendosën të futnin një rregull të ri, sipas të cilit është e ndaluar të vishen “fustane voluminoze”. Festivali i Filmit në Kanë përcaktoi rregulla për kodin e veshjes për të ftuarit e ceremonisë. Gjatë viteve të fundit, kjo ngjarje madhështore, e mbushur me yje, ka tërhequr ndoshta më shumë vëmendje për veshjet e të ftuarve të famshëm sesa për filmat që shfaqen në bulevardin Croisette.
Por këtë vit do të hyjnë në fuqi rregulla të reja për zhveshjen. Sipas organizatorëve, ky veprim i rreptë është një përpjekje për të frenuar trendin e famshëm të të famshmëve për të veshur veshje provokuese që zbulojnë shumë më tepër sesa fshehin në tapetin e kuq. “Nga arsye mirësjelljeje, zhveshja është e ndaluar në tapetin e kuq, si dhe në çdo zonë tjetër të festivalit”-thuhet në një dokument zyrtar të Festivalit të Cannes.