Së fundmi aktorja Lindsay Lohan ka deklaruar duke thënë se pamja e saj është vetëm për shkak të një rutine të re për kujdesin e lëkurës dhe dietës. “Unë pi një lëng çdo mëngjes që ka karota, xhenxhefil, limon, vaj ulliri dhe mollë. Gjithashtu pi shumë çaj jeshil dhe ujë”-tha Lindsay. Lindsay shtoi se është në procesin e zhvillimit të linjës së saj të kujdesit për lëkurën dhe po teston produkte të reja tek vetja. “Duhet shumë kohë sepse jam shumë specifike, sepse jam e çmendur pas lëkurës dhe shëndetit tim”-tha ajo.
Ajo thotë se i pëlqen ta zhytë fytyrën në ujë me akull sapo zgjohet. “Pi shumë lëng limoni, hedh një tufë fara chia në ujin tim. Vë një maskë për sytë çdo mëngjes. Gjithashtu më pëlqejnë lazerët”-tha ajo. Lidhur me thashethemet se ajo ka bërë operacione plastike, Lindsay thotë: “Të gjithë bëjnë botoks”. Pastaj ndërhyri publicisti i saj, duke thënë se ka standarde të dyfishta të bukurisë në Hollywood.